Intensifikohen sulmet izraelite në Gaza, të paktën 55 të vrarë gjatë natës

Ushtria izraelite ka intensifikuar sulmet ajrore në Rripin e Gazës gjatë natës së të dielës dhe mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar të paktën 55 viktima, njoftojnë zyrtarët lokalë shëndetësorë.

Mes të vrarëve është edhe një gazetar i njohur, për të cilin autoritetet izraelite pretendojnë se ishte militant i Hamasit. Në mesin e viktimave janë edhe civilë që po prisnin ndihma humanitare.

Sipas raportimeve, të paktën 34 persona u vranë vetëm gjatë ditës së hënë, ndërsa gjashtë gazetarë humbën jetën në një sulm ndaj një tenda pak para mesnatës, raporton The Guardian.

Fares Awad, drejtues i shërbimeve të ambulancës në zonën veriore të Gazës, tha se mbi 15 persona u vranë teksa po prisnin ndihmat në pikën kufitare Zikim.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), nuk kanë dhënë koment zyrtar lidhur me këto incidente të fundit.

Më herët, IDF-ja konfirmoi se njësitë ajrore dhe artileria po operonin në veri të Gazës dhe në Khan Younis. Banorja lokale Noha Abu Shamala i tha agjencisë Associated Press se dy sulme me dronë kanë vrarë një familje prej shtatë personash në shtëpinë e tyre.

Në Ministrinë e Shëndetësisë në Gaza raportojnë edhe pesë vdekje të shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja në 24 orët e fundit, përfshirë dy fëmijë. Që nga 7 tetori i vitit 2023, numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me urinë në Rripin e Gazës ka arritur në 227, prej të cilëve 103 janë fëmijë.

Zyrtarët e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se popullsia e Gazës po përballet me një krizë humanitare ekstreme dhe “uri – thjesht dhe qartë”, ndërsa Izraeli po përgatitet për zgjerimin e ofensivës në territor.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika