Ish-ambasadori i Sllovakisë në Beograd, Miroslav Lajçak: S’duhet të lejojmë një përleshje tjetër mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-ambasadori i Sllovakisë në Beograd, Miroslav Lajçak, ka thënë se marrëveshjet e arritura në Bruksel janë në interes të Kosovës dhe Serbisë, dhe palët nuk duhet të kenë përleshje në mes vete

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se i kupton kritikat nga shtetet e Ballkanit Perëndimor, pas dështimit të Samitit të organizuar nga BE-ja.

Tutje, ai ka thënë se pas dështimit të Samiti të BE-së, janë rritur tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë, por sipas tij, “nuk duhet të lejojmë një tjetër përleshje mes Kosovës dhe Prishtinës”.

Lajçak për mediumin serb Nedeljnik, ka thënë se “është i bindur që nëpërmjet udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë është në interes të Kosovë dhe Serbisë”.

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, është njohës i çështjeve që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor, pasi kishte qenë ish-ambasador i Sllovakisë në Beograd dhe ish-përfaqësues i lartë në Bosnje-Hercegovinë.

Përveç kësaj, Lajçak kishte pasur edhe poste me peshë në arenë ndërkombëtare siç është postit kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai kishte kontribuuar edhe për vendin e tij, Sllovakinë, duke qenë ministër i Punëve të Jashtme.

Lajçak: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet, ndryshoi planet

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika