Ish-ministrja, Dhurata Hoxha dhe të tjerët lirohen nga akuza për korrupsion

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim lirues ndaj ish-ministres së Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, dy ish-sekretarëve të Ministrisë, Demush Shasha dhe Kushtrim Cukaj, si dhe Fitim Mustafës e Nuhi Osmanit, lidhur me akuzën për korrupsion.

Aktgjykimi u shpall të premten nga kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Sipas gjykatësit Hoti, nga provat e proceduara në shqyrtimin gjyqësor, nuk janë provuar faktet konkrete që përbëjnë elemente të kryerjes së veprës penale.

“Gjykata, aktgjykimin e saj e bazon në provat e proceduara në shqyrtim gjyqësor dhe me ndërgjegje vlerësoi çdo provë një nga një dhe në lidhje me provat tjera, në bazë të vlerësimit të tillë, ka arritur në përfundim se në këtë çështje penale nuk janë provuar faktet konkrete, të cilat përbëjnë element kryesor të figurës së veprës penale, e cila i është vënë në barrë të pandehurve”, tha gjykatësi.

E dëmtuara- Qeveria e Republikës së Kosovës, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike, udhëzohet në konstest të rregullt civil.

Ndryshe, në seancën e 7 prillit 2023, të akuzuarit Hoxha, Shasha, Cukaj, Mustafa dhe Osmani, ishin mbrojtur në heshtje nga akuzat për korrupsion.

Të akuzuarit ishin deklaruar të pafajshëm në seancën e shqyrtimit fillestar, të mbajtur më 1 shtator 2021.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 korrik 2021 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, Kushtrim Cukaj dhe Fitim Mustafa, akuzoheshin se në vazhdimësi kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, paragrafi 2, lidhur me nenin 77 paragrafi 1 të KPRK-së.

Kurse, Demush Shasha dhe Nuhi Osmani, akuzoheshin se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414, paragrafi 2 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika