Nën duartrokitje të shumta e brohoritje, kandidati për kryetar te komunës se Prishtinës, nga PDK-ja Uran Ismaili ka mbajtur takim me banorë të lagjes Kodra e Trimave ne Prishtinë.
Ai para qytetarëve ka prezantuar projektet për këtë lagje që sipas tij është lënë ne harresë nga pushteti lokal aktual.
“Nuk ka lagje që ka nevoje më shumë se kodra e trimave, jemi lagje që jem krenu nje Prishtinë, është krenu ku mund të behet shkolla shëndetësia ku mund të fshehën patriotat ku i lyp Serbia, një vend e kanë pas. Jau ka Prishtina borxh me ardh me investu qysh keni nevoj me pa i vestimin e Prishtinës, me pa angazhimin e kryetarit, keni mem pa në cdo muj e në cdo rrugë deri të mberijmë aty ku dojm me shku…”
Ai pati edhe një kërkesë për KQZ-në.
“Me i thanë KQZ-së shtyje edhe pak afatin te bëjmë fushate me shume se u knaqëm..”tha Urani.
Prezentë në këtë tubim që është mbajtur në shkollën Zenel Hajdini ishte edhe sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku e cila ftoi qytetarët që më 12 tetor te e mbështesin Ismailin.
“Kodra e trimave është përbuze është poshtërsu tash e 26 vjet këtij poshtërimi ka mi ardh fundi me Uranin kryetar sepse Urani ka plane konkrete nuk ka vizatime, as nuk fol fjalë pa i fol mirë, i mat mire fjalet dhe e kryn punën, te kemi pa Uran, si ministër të shëndetësisë në Kosovë po besoj që edhe ata që nuk janë mbështetës tone edin se ka ëenë ministri me i mirë i shëndetësisë në Kosovë…” ka thenë Çitaku.