I ftuar në emisionin “Dueli Botëror, trajneri i njohur, Ismet Munishi ka folur rreth formacionit të kombëtares Angleze.

Ai tha se “nuk e kuptoj se si mund të luaj Trippier para Alexander- Arnold”.

Munishi po ashtu shtoi se “nuk është shenjë e mirë që Irani t’i shënojë tre gola”.

Kjo është vetëm nata e tretë e emisionit “Dueli Botëror” i cili do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Edhe në netët në vazhdim do të ketë të ftuar të ndryshëm nga bota e sportit dhe jo vetëm, të cilët në fokus kryesor do ta kenë diskutimin për Kampionatin Botëror.