Istrefi: VV po përdor hile me kandidaturat për kryetar të Kuvendit

Dibran Istrefi, drejtor i informacionit në RTV Dukagjini, ka thënë në Debat Plus se Lëvizja Vetëvendosje po përdor hile në procesin e kandidimit për kryetar të Kuvendit, duke e quajtur këtë si një tendencë të obstruksionit të demokracisë.

Sipas tij, situata e krijuar nuk është aspak e papritur.

“Kjo që po synon të bëjë LVV, e ndoshta edhe ndonjë prej partive të tjera që nuk e kanë fituar shumicën, është t’i shkaktojnë vendit zgjedhje të tjera të jashtëzakonshme”, ka thënë Istrefi.

Ai shtoi se propozimi i kandidatëve që dihet paraprakisht se nuk do të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar të Kuvendit, përbën një hile brenda lojës demokratike.

“Duke propozuar njerëz që apriori e dimë se nuk do të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, është njëfarë hile brenda lojës së demokracisë që zhvillohet në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Në fund, Istrefi ngriti dyshime se mos partitë opozitare po e sfidojnë Vetëvendosjen si shumicë, duke ia përcaktuar disa emra në këtë proces.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika