Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Zëvendës Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Brigade Cahit Irican, me rastin e përfundimit të misionit të tij.
Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Irican diskutuan në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet FSK-së dhe KFOR-it, njofton Dukagjini.
Po ashtu në fund të takimit Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Irican për shërbimin e tij në misionin e KFOR-it në vendin tonë dhe i uroi suksese në karrierën e tij ushtarake.