Jelekë antiplumbë e helmeta, “Free Press Unlimited” dhuron mjete mbrojtëse për gazetarët

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) bën të ditur se shpërndarja e pajisjeve do të bëhet varësisht nga nivelet e rrezikut në vend

Mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet për rrezikshmëri për ta u janë dhuruar nga Organizata “Free Press Unlimited – FPU”.

Me iniciativë të Zyrtares Ligjore të European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, AGK-ja ka pranuar 14 jelekë antiplumbë, helmeta dhe jo vetëm.

“Pjesa e parë e këtij donacioni që përmban 14 jelekë antiplumbë, 16 helmeta dhe 17 pako për ndihmë të parë, është pranuar sot nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, dhe Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari. Teksa pritet që brenda muajit të arrijë edhe pjesa e dytë e këtyre mjeteve”, thuhet në njoftim.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) bën të ditur se shpërndarja e pajisjeve do të bëhet varësisht nga situata në vend.

“Shpërndarja e pajisjeve mbrojtëse për mediet do të bëhet duke marrë parasysh nivelet e rrezikut në vend. Gjithashtu, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në koordinim me ECPMF-në dhe FPU, do të bëjë shpërndarjen e jelekëve me mbishkrimin PRESS për mediet qendrore dhe lokale, të cilat raportojnë nga veriu i vendit”, thuhet në njoftim.

Gazetarët ishin viktima të sulmeve në veri. Përpos sulmeve fizike, atyre iu dëmtuan edhe mjetet.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika