Komuna e Junikut ka siguruar një investim prej 388,339 eurosh për përmirësimin e infrastrukturës lokale me qëllim të zhvillimit të turizmit.
Marrëveshja për bashkëfinancimin e projektit “Përmirësimi i infrastrukturës lokale për rritjen e potencialit turistik në Komunën e Junikut” u nënshkrua sot nga kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari.
“Ky investim i drejtpërdrejtë do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e qasjes në zonat turistike, rrugët lokale dhe infrastrukturën mbështetëse, duke krijuar kushte më të mira për vizitorët dhe komunitetin tonë.
Me këtë projekt i japim hov zhvillimit të turizmit, duke e bërë Junikun më të qasshëm, më funksional dhe më të hapur ndaj mundësive të reja”, ka shkruar Shehu në Facebook.