Kapen 22 pako me mish derri të kontrabanduar nga Serbia në Leposaviq, ndalohet një person

Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë të mërkurën në fshatin Zhernovsë të Leposaviqit, në të cilën janë gjetur 22 pako me mish derri, secila me peshë rreth 10 kilogramë, që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia për në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari B.M. (i lindur në vitin 1991) kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Serbia.

“Parandalimi i rasteve të kontrabandimit me mallra është një ndër objektivat e Policisë Kufitare, sepse përveç trajtimit penal të rastit, është i rëndësishëm edhe në ruajtjen e shëndetit publik. Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar të hapet rasti ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimit kufitar apo vijës kufitare’, kurse malli dërgohet në terminalin doganor për procedura të mëtejme nga njësitë doganore”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Kujtojmë se më 30 korrik, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ndaloi importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të derrit nga Serbia, pas konfirmimit të dy sëmundjeve ngjitëse në këtë vend: “Gjuhës së kaltër” dhe “Murtajës afrikane të derrit”.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika