Katari mposhtet nga Ekuadori

Lojtarët e ekipit të Ekuadorit

Katari e ka nisur Kampionatin Botëror me humbje.

Ani pse ishin vendës, në fushën e gjelbër u mposhtën nga Ekuadori me rezultat të pastër 0-2.

Mysafirët filluan sulmet nga fillimi dhe arritën të shënojnë qysh në minutën e tretë me anë të Enner Valencia, por goli u anualua pas rishikimit me VAR.

Se Valencia ishte në formë të lartë e tregoi në minutën e 16-të kur shënoi për 0-1 nga pika e bardhë.

I njëjti futbollist realizoi përsëri në minutën e 31-të dhe festa shpërtheu në taborin e mysafirëve.

Në anën tjetër, përkundër përpjekjeve, Katari nuk arriti ta shënojë as golin e nderit.

Kjo ishte ndeshja e parë në kuadër të këtij botërori, teksa nesër do të ketë tri të tilla.

Nesër me fillim nga ora 14:00, Anglia përballet me Iranin, pastaj në ora 17:00 Senegali takohet me Holandën, ndërsa USA dhe Uellsi luajnë në ora 20:00.

Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika