Kërkesa e ZPS-së për ndalimin e vizitave të Thaçit, Gjykata ende pa vendim

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka kërkuar që ish-presidentit Thaçi t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, mes tyre familjarë e miq. Gjykata Speciale i ka thënë Dukagjinit se kjo kërkesë është parashtruar në maj të këtij viti, por deri më tani nuk ka asnjë vendim publik nga ana e gjykatësit

Hashim Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, përfshirë tre vëllezërit e tij.

Kjo është kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë për shtimin e masave mbi takimet e Thaçit, një listë emrash në të cilën hyjnë edhe bashkëpunëtorë e miq të ngushtë.

Ndër arsyet e përmendura siç ka raportuar Klan Kosova, mbeten temat që diskutohen në këto takime që quhen të privilegjuara e që Thaçit i mundësojnë përditësimin me situatën politike e ekonomike në vend.

Gjykata Speciale ka konfirmuar për televizionin Dukagjini kërkesën e Prokurorisë, por ka thënë se akoma nuk ka një vendim publik.

Së pari, dua të theksoj se deri më tani nuk ka asnjë vendim publik nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake mbi këtë çështje. Në këtë pikë, siç u përmend, prokuroria ka kërkuar disa masa në një parashtresë të fundit dhe Mbrojtja ka dhënë qëndrimin e saj si përgjigje ndaj kërkesës së Prokurorisë“- Angela Griep, Shefe e Zyrës për Media, DhSK

Griep ka bërë të ditur se kërkesa nga ZPS-ja është parashtruar në muajin maj, dhe sipas saj, kërkon pezullimin e disa vizitave jo të privilegjuara për arsye që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen e procedurave.

Shefja e Zyrës për Media thotë se parashtresa nuk përmend asnjë emër.

Ndërsa sa i përket bazës ligjore për kufizimet e vizitave tek një i paraburgosur, Griep ka theksuar se rregulla “56 e Rregullores së Procedurës dhe Provave parashikon se Paneli mund të vendosë mbi kushtet e paraburgimit dhe çështje të ndërlidhura me qëllim mbrojtjen e dëshmitarëve ose viktimave, informacionit konfidencial ose integritetit të procedurave, përfshirë vendosjen e kufizimeve të nevojshme dhe proporcionale mbi komunikimet e një personi të paraburgosur”.

Kërkesën e ZPS-së nuk kanë dashur ta komentojnë vëllezërit Thaçi, përfaqësues të së cilëve thonë se ende s’ka vendim përfundimtar.

Por një reagim e ka bërë edhe ai të cilit iu lakua emri, ish-këshilltari i presidentit, njëheri deputeti i PDK-së, Artan Behrami.

Vetëm në regjime totalitare u ndalohet të paraburgosurve takimi me vëllezër ose bashkëpunëtorë të ngushtë! Prokuroria e Gjykatës Speciale kërkon t’ia ndalojë vizitat e vëllezërve dhe të bashkëpunëtorëve të Presidentit Thaçi. Një nga arsyetimet ishte: “Po ia mundësojnë Thaçit mbështetjen dhe përditësimin me situatën politike dhe ekonomike në Kosovë” Aha.! Pra, ideja e mbajtjes së tij në paraburgim qenka që ai të shkëputet tërësisht nga ngjarjet politike në Kosovë. Prokurori edhe vetë e pranon se krejt procesi gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së është politik“- Artan Behrami, deputet i PDK-së.

Sipas avokatëve, kjo kërkesë e ZPS-së mbetet absurde dhe e pabazuar ligjërisht.

“Mundësia e ndikimit në prova, qoftë edhe në dëshmitar nuk ekziston thuajse fare për faktin se tashmë ka përfunduar së dëgjuari lista e dëshmitarëve të thirrur nga Prokurori i Dhomave të Specializuara dhe mbrojtjes së viktimave. Edhe rastit të dytë, siç kam thënë që mungojnë elementet esenciale që do ta përbënin figurën e veprës penale të përcaktuar me nenin 401 të kodit penal sepse element esencial i kësaj vepre, pengimin e personit zyrtar në detyrë zyrtare është dhuna ose kanosja serioze, një person i cili afro tash e 5 vite ndodhet në masë paraburgimi të ketë mundësi t’i ushtrojë këto aktivitete është e pamundur prandaj është e pabazuar”, ka thënë Ardian Bajraktari, avokat.

Mes të tjerash, Bajraktari thotë se kjo kërkesë e Prokurorisë, nuk ka bazë juridike të pranohet.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika