Komandanti i KFOR-it takon Sveçlën dhe Krasniqin

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, KFOR, gjeneral major Enrico Barduani, zhvilloi sot një takim në Prishtinë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministrin në detyrë të Administri të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi u përqendrua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në vend dhe në thellimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës.

“Sot, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Enrico Barduani, u takua me z. Xhelal Sveçla dhe z. Elbert Krasniqi në Prishtinë.

Diskutimi u përqendrua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në bashkëpunimin institucional. Në këtë kontekst, Gjeneral Barduani përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kryer misionin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim e KFOR-it.

Shija e redaktorit

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Të fundit nga rubrika