Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se ka ndaluar përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike që nga 25 dhjetori deri më 3 janar.
Përmes një postimi në Facebook, kjo komunë ka njoftuar se përdorimi i mjeteve piroteknike është i ndaluar në tregje, rrugë dhe sheshe.

Po ashtu para pesë ditësh të njëjtin vendim e ka marrë edhe komuna e Podujevës, ku në të njëjtën ndalimi i mjeteve piroteknike do të zgjasë deri më 3 janar.