Konjufca shpreh ngushëllime për popullin e Greqisë

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Glauk Konjufca, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik të së martës

Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të  Kosovës, Glauk Konjufca, u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave që humbën jetën si pasojë e përplasjes së dy tremave në Turqi.

Të paktën 36 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e një përplasjeje trenash.

“Lajme pikëlluese dhe me përmasa tragjike arrijnë këtë mëngjes nga Greqia. Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal iu shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të këtij aksidentit fatal, popullit dhe shtetit grek. Gjithashtu lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve”, shkroi Konjufca.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka njoftuar se vendi ka shpallur tri ditë zie kombëtare, pas aksidentit tragjik në mes të dy trenave, ku humbën jetën 36 njerëz dhe u lënduan 85 të tjerë.

Të gjitha festimet publike janë anuluar dhe flamujt në ndërtesat publike do të valëviten në gjysmështizë deri të premten, shkruan BBC.

Siç raporton mediumi grek “Kathimerini”, nga ky aksident tragjik mbetën të lënduar 85 persona.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tepër, pasi ka ende persona të ngujuar në vagonat e parë të trenit të pasagjerëve, ku edhe po zhvillohen operacionet e kërkim-shpërthimit.

Të mbijetuarit kanë thënë se shumë pasagjerë kanë dalë nga dritaret për shkak të presionit të lartë.

“Ka pasur shumë pjesë të mëdha të çelikut”, ka thënë Vassilis Polyzos, banor lokal që ka shkuar menjëherë në skenën e aksidentit.

“Trenat janë shkatërruar plotësisht”.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjithë natën për të gjetur të mbijetuarit.

“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, ka thënë pasagjeri 28-vjeçar, Stergios Minenis, i cili ka dalë nga treni.

Disa pjesë të trenit kanë dalë nga binarët dhe kanë marrë flakë.

Ekipet e shpëtimit janë duke i vazhduar kërkimet në zonën e aksidentit.

Zyrtarët e spitalit në qytetin e afërt Larisa, kanë thënë se të paktën 25 persona kanë lëndime serioze.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika