Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se të mërkurën, përveç konstituimit të Kuvendit, shpreson të bëhet edhe formimi i Qeverisë.
“Nesër do të bëhet Kuvendi, dhe shumë shpresoj që do të bëhet Qeveria. Ne kurrë nuk i kemi refuzuar aktgjykimet e Kushtetueses. Kanë qenë beteja politike, por kur i ka dhënë vulë Gjykata Kushtetuese siç ishte rasti për shembull në vitin 2014 kur tha që jo, ju nuk mundeni me bë shumicën, shumicën duhet ta bëjë vetëm fituesi i zgjedhjeve, ne u tërhoqëm dhe vazhduam sipas opinionit të Gjykatës”, ka deklaruar Konjufca.
Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për nesër në orën 12:00.