Mediat serbe janë duke vajtuar pas humbjes së Serbisë ndaj Shqipërisë dhe zhvillimeve në grupet e kualifikimeve për Botërorin 2026, duke fajësuar Kosovën për eliminimin e tyre nga mundësia e “play-offit”.
Në raportimet e tyre, ato e quajnë Kosovën “shtet të rremë” dhe pretendojnë se “plani B” i Serbisë për të siguruar vendin në Botëror përmes Ligës së Kombeve ka dështuar pikërisht për shkak të fitores së Kosovës ndaj Suedisë.
Sipas tyre, pas këtij rezultati, shanset e Serbisë mbeten vetëm në teori, ndërsa Kosova ka luajtur rol vendimtar në prishjen e planeve të Serbisë për kualifikim.
Kosova arriti një fitore të rëndësishme 1:0 ndaj Suedisë, me golin vendimtar të Fisnik Asllanit, duke u ngjitur në vendin e dytë në grupin kualifikues për Botërorin dhe duke sjellë gëzim dhe krenari te shqiptarët në mbarë botën.