Kosova rrezikon humbje fondesh nga Plani i Rritjes

Komisioni Evropian ka konfirmuar se ende nuk ka pranuar nga Kosova kërkesën për pagesën e radhës nga fondet e Planit të Rritjes.

Afati për dorëzimin e kërkesës është 15 korriku, ndërsa dita e fundit e qershorit paraqet afatin përfundimtar për zbatimin e reformave të parapara për këtë periudhë.

Dorëzimi i kërkesës nga autoritetet vendore është procedurë e paraparë me rregullat e Planit të Rritjes, ndërsa miratimi i pagesës së kësteve bëhet pasi Komisioni Evropian të vlerësojë pozitivisht zbatimin e reformave.

“Afati i ardhshëm i raportimit për Kosovën do të jetë më 30 qershor. Shpërndarja e fondeve nga BE-ja i nënshtrohet vlerësimit të përmbushjes së hapave të Agjendës së Reformave, si dhe pajtueshmërisë me kushtet dhe parakushtet e përgjithshme. Me skadimin e afatit për 13 reforma më 30 qershor të këtij viti, Kosova rrezikon të humbasë fonde nëse nuk përparon në zbatimin e Agjendës së Reformave”, ka deklaruar një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Vlera e reformave që Kosova duhet t’i zbatojë deri më 30 qershor arrin mbi 90 milionë euro. Siç kanë shpjeguar zyrtarët e Komisionit Evropian, fundi i këtij viti shënon afatin përfundimtar edhe për 27 hapa të tjerë reformash, në vlerë prej afro 166 milionë eurosh.

Nga Komisioni Evropian është porositur se Kosova duhet të përshpejtojë zbatimin e Agjendës së Reformave për të shmangur humbjen e këtyre fondeve. Fondet nga Plani i Rritjes, në rast se humben, janë të pakthyeshme dhe kjo vlen për secilin shtet të Ballkanit Perëndimor./RTK

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika