KPK-ja cakton Petrit Kryeziun u.d të kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore në Prizren

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), të martën në takimin e 252-të, ka miratuar dorëheqjen e Admir Shalës nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Pas miratimit të dorëheqjes nga pozita e kryeprokurorit, Shala është kthyer në pozitën e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Ndërkaq, për pozitën e kryeprokurorit të Prizrenit, KPK-ja ka caktuar për ushtrues detyre prokurorin, Petrit Kryeziun.

Kryeziu u caktua në këtë pozitë me propozim të ushtruesit të detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, i cili tha se Kryeziu si prokuror ka treguar performancë të lartë./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika