KPK kundërshton ligjin për këshillin, PDK do ta dërgojë në kushtetuese

Këshilli Prokurorial i Kosovës, e ka quajtur cënim të pavarësisë mënyrën se si është miratuar plotësim ndryshimi i ligjit për KPK-në. Ata në një formë kanë paralajmëruar se nuk do ti binden këtij ligji, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar se këtë dokument do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese. Por, krejt të pakuptimta këto veprime të KPK-së dhe opozitës i vlerësojnë në Ministrinë e Drejtësisë

Ilustrim

Një projektlig për Këshillin Prokurorial të Kosovës, që do të ndryshojë në tërësi rrjedhën e këtij institucioni është miratuar dje përfundimisht në kuvend.

Ashtu siç edhe kohë pas kohë, KPK- ja edhe njëherë pati një reagim negativ kundrejt kalimit të këtij ligji.

“KPK-ja konsideron se votimi i këtij ligji, në këtë mënyrë, cenon rëndë pavarësinë e këtij organi kushtetuese. Asnjë anëtar i Këshillit nuk do t’i nënshtrohet kërkesave kundërkushtetuese dhe antiligjore që janë edhe kundër standardeve ndërkombëtare, por edhe kundër dy rekomandimeve të dhëna nga Komisioni i Venecias,” bënë të ditur Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Ilustrim

Këtë reagim po e konsiderojnë të çuditshëm ata që e kanë shtyrë përpara ktë ligj.

Genc Nimoni, shef i kabinetit të Ministres së Drejtësisë thotë se Venecia e ka përkrahur në tërësi këtë ligj duke thënë se do të procedohet me punën brenda afatit ligjor.

Pjesë e kësaj reforme kanë qenë vetë antarët e Këshillit Prokurorial, gjithashtu përfaqësuesit e sistemit prokurorial, dhe për ne ishte pak e pakuptimtë dhe e pazakontë aj reagim. Pastaj thuhej në reagim që nuk janë marrë për bazë komentet tona dhe kjo nuk qëndron,” ka thënë Genc Nimoni nga Ministria e Drejtësisë.

Genc Nimoni

Megjthatë përveç KPK-së, me ligjin për ndryshimin dhe Plotësimin e ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës kundër janë edhe partia demokratike e Kosovës.

Hajdar Beqa, që është anëtar i komisionit për legjislacion thotë votimin e djeshëm do ta qojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“Do të flasim me akterë të tjerë që ky projektligj ti drejtohet gjykatës kushtetuese dhe gjykata ta hedhë poshtë sepse është në kundërshtom të plotë më kushtetutën,” u shpreh anëtari i komisionit, Hajdar Beqa.

Hajdar Beqa  

Por që, përderisa Komisioni i Venecias nuk ka gjetur shkelje, nga IKD po vlerësojnë se është e panevojshme një ligj i tillë të shkojë në Kushtetueese.

Përderisa edhe kritikohet qasja e KPK-së se nuk do ta respektojnë ligjin e ri.

“Është e habitshme deklarata që ne nuk e zbatojmë ligjin do të thotë, me theks kur thanë që nuk do ta dorëzojnë mandatin, ky është reagim i çuditshëm sepse një institucion si Këshilli Prokurorial i Kosovës të bëjë një deklarim kaq hapur,” u shpreh Lavdim Makshana.

Përndryshe gjatë ditës së sotme, para Këshillit Prokurorial të Kosovës është mbajtur një aktivitet nga Partia Socialdemokrate, PSD për të kundërshtuar ndryshimet në ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika