KQZ miraton fletëvotimet për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës 2025. Në këtë mbledhje të KQZ-së nuk ka kaluar rekomandimi për ndarjen e mjeteve për subjektet politike.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala ka thënë se zyra ka analizuar këtë rekomandim ku prej datës 1 deri 9 janar të ndahet mjetet për subjektet politike.

“Gjithsej 14 subjekte politike përfitojnë, zyra rekomandon KQZ-në të bëjë ndarjen e buxhetit për dy muaj, zyra e ka analizuar edhe aktet tjera ligjore ku shuma prej 10 për qind për grupet parlamentare rekomandon me nda prej datës 1 janar deri në 9 janar. Lidhur më këtë zyra rekomandon që mjetet të ndahen nga fondi. Sipas rekomandimit subjektet politike që do të përfitonin janë: Lëvizja Vetëvendosje– 353,898.31 euro, PDK 115,932.20euro, LDK 91,525.42 euro, SRPSKA LISTA – 54,915.25 euro, AAK 48,813.56 euro, KOSOVA DEMOKRATİK TÜRK PARTİSİ – 12,203.39 euro, etj..”, ka thënë Buzhala.

Anëtari i KQZ-së, Alban Krasniqi ka rekomanduar që shuma e cila ndahet për secilin subjekt politik të jetë e ndarë e jo si shumë totale.

“Edhe pse mund të rekomandon që Kuvendi nuk është aktiv në punën e tij shuma e secilit subjekt duhet të jetë në përputhje siç e sheh ligji. Si shumë nuk mendoj që zyra ka të drejtën me ndal shumën një subjekti. Totali i asaj shumë i takon subjekteve politike, ky rekomandim apo miratimi të jetë i veçantë për secilin objekt politikë dhe jo në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi

Anëtari i KQZ-së, Sami Kurteshi ka potencuar se është kundër kësaj pike, për shkak se nuk e pranon ndarjen e mjete buxhetore për Listën Serbe.

“Jam kundër ndarjes së mjeteve te ndara të Listës Serbe i kam dhënë argumentet e mia dhe vota ime është kundër ndarjeve të mjeteve për këtë subjekt”, ka thënë Kurteshi.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika