KQZ: Procesi i numërimit po vazhdon në të gjitha komunat, rezultatet po publikohen në platformë

Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar për ecurinë e procesit të numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit në gjithë Kosovën.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se procesi po zhvillohet sipas planifikimit në të gjitha komunat.

“Ju njoftoj se, sipas informacioneve nga komunat e ndryshme, është duke vazhduar procesi i paraparë në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit. Në orën 16:00 të ditës së martë procesi ka përfunduar në tri prej tyre, në Junik, Mamushë dhe Zveçan, ndërkaq në Hanin e Elezit është mbyllur të hënën në mbrëmje”, tha Elezi.

Ai shtoi se, ndërkohë, ka nisur puna edhe në disa qendra të tjera.

“Së fundmi, në orën 16:00 të ditës së martë, ka filluar puna edhe në tri Qendrat Komunale të Numërimit: Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot”, theksoi zëdhënësi i KQZ-së.

Elezi sqaroi se në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen njëkohësisht tri procese kryesore:

“Në përgjithësi, në këto qendra zhvillohen tre aktivitete të rëndësishme: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, si dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale.”

Sipas të dhënave të fundit, procesi ka avancuar dukshëm.

“Deri në orën 16:00 të ditës së martë janë verifikuar rezultatet për 550 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale nga 334 vendvotime. Nga po kaq vendvotime, 334, janë numëruar votat e kandidatëve për Kuvendet Komunale,” bëri të ditur Elezi.

Ndërkaq, KQZ ka bërë të ditur se në platformën zyrtare të rezultateve tashmë kanë nisur të publikohen të dhënat nga Qendrat Komunale të Numërimit.

“Të dhënat përfshijnë: rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale“, shtoi ai./EO

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika