KQZ: VV 49,79 %, PDK 21% dhe LDK 13.77%

Pas procesimit të rreth 95 për qind të vendvotimeve në nivel vendi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas të dhënave të prezantuara nga kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49.79 për qind të votave, apo gjithsej 421 mijë e 129 vota.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21.18 për qind të votave, përkatësisht 179 mijë e 158 vota, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 13.77 për qind, apo 117 mijë e 502 vota.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 5.74 për qind të votave, që përkthehet në 48 mijë e 612 vota.

Ndërsa, numërimi për kandidatët për deputet do të filloj nesër në ora 12:00.

“Në vijim do të merren të gjitha rezultatet dhe do të shfaqen në platformë, por rezultati i 95.99 për qind e vendvotimeve është ky, shpalljen e rezultateve përfundimtare do ta bëjmë pasi të numërojmë votat e diasporës, me kusht dhe me nevoja të veçanta. numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i subjekteve politike do të fillojë nesër në orën 12:00 për shkak se i gjithë materiali do të pranohet gjatë natës, dhe fillimi do të filloj prej orës 12:00”, ka thënë Radoniqi.

Rezultati i të gjitha partive:

Lëvizja VETËVENDOSJE! – 49,79%

  1. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – 21,18%
  2. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) – 13,77%
  3. AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 5,74%
  4. Srpska Lista – 3,87%
  5. NISMA Socialdemokrate – 1,72%
  6. Kosova Demokratik Türk Partisi (KDTP) – 0,63%
  7. Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 0,46%
  8. Koalicija Vakat – 0,45%
  9. Nova Demokratska Stranka – 0,40%
  10. Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK) – 0,30%
  11. Socialdemokratska Unija (SDU) – 0,28%
  12. Partia Liberale Egjiptiane (PLE) – 0,21%
  13. PSA – 0,20%
  14. PAI–PDAK–LPB – 0,19%
  15. Jedinstvena Goranska Partija (JGP) – 0,17%
  16. Lëvizja Përparimtare – Romët e Kosovës (LPRK) – 0,15%
  17. Partia Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar – 0,10%
  18. FJALA – 0,10%
  19. Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – 0,09%
  20. Iniciativa Qytetare për Kosovën – 0,08%
  21. Kosovski Savez – 0,05%
  22. Kosovaki Nevi Romani Partia – 0,03%
  23. Nezmdin Sejdiu – 0,03%

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika