Krasniqi: Ferit Idrizi do të marrë përsëri besimin e qytetarëve të Vushtrrisë më 12 tetor

Memli Krasniqi, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shprehur mbështetje të plotë për kandidaturën e Ferit Idrizit për kryetar të Vushtrrisë, duke e cilësuar qeverisjen e tij si shembull të stabilitetit dhe zhvillimit.

Në një postim në Facebook pas takimit në Lumadh, Krasniqi u shpreh se puna e Idrizit duhet të vazhdojë, pasi gjatë këtyre katër viteve ai ka dëshmuar se qeverisja nuk është vetëm përditshmëri, por vizion, dashuri dhe përkushtim për komunën.

“Feriti ka udhëhequr me ndershmëri, transparencë dhe pa dallime, duke e bërë Vushtrrinë shembull të stabilitetit dhe zhvillimit. Sot qytetarët e Vushtrrisë e dinë se kanë pasur një kryetar që ka punuar për të gjithë, me duar të pastra dhe zemër të hapur”, shkroi Krasniqi.

Ai theksoi se më 12 tetor, Idrizi do të marrë përsëri besimin e qytetarëve për një Vushtrri edhe më të mirë, më të jetueshme dhe më dinjitoze për të gjithë.

“Feriti, përveç se kandidat i PDK-së, është edhe kandidati dhe kryetari i të gjithë qytetarëve të Vushtrrisë”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika