Krasniqi – Kurtit: Dialogu nuk është çështje private mes teje dhe Vuçiqit, por çështje shtetërore

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mungesë trasparence në raport me dialogun me Serbinë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës, Krasniqi ka thënë se në dialog ai nuk ka nevojë që të fshihet, as të luajë rolin e shpëtimtarit e as tradhtarit.

“Të jesh konsistent në qëndrime është parim fisnik në politikë. Të jesh pragmatik në politikë do të thotë të veprosh duke i ruajtur parimet. Që të dyja këto qasje janë krejtësisht legjitime kur u përgjigjen kërkesave të kohës. E vetmja gjë që nuk është fisnike është mungesa e guximit për ta ushtruar përgjegjësinë që të takon. Kjo është rruga që po e ndjek kryeministri Albin Kurti në mënyrën se si është qasur qeverisjes në përgjithësi, e veçanërisht zhvillimeve të fundit në lidhje me dialogun”.

Ai thekson se si PDK, për dialog, as nuk e kanë penguar as linçuar kryeministrin, por e kanë mbështetur sepse përballë Serbisë siç thotë Krasniqi “jemi bashkë”.

“Nuk është as demokratike, as fisnike që këto zhvillime t’i bësh duke u fshehur. Duhet të jesh i vetëdijshëm se dialogu nuk është çështje private mes teje dhe Vuçiqit, por çështje shtetërore”.

“Dua që t’ia bëjë të qartë kryeministrit se në raport me dialogun nuk ka nevojë as të fshihet as të luajë rolin e shpëtimtarit e as tradhtarit. Për PDK-në mjafton që ai ta ushtrojë përgjegjësinë ligjore dhe kushtetuese që e ka si kryeministër”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, Kurti duhet të dialogojë me Serbinë dhe të arrijë marrëveshje që e respekton identitetin dhe sovranitetin shtetëror e kushtetues të Kosovës.

“Krejt këtë ta bëjë në mënyrë transparente sepse proceset qeverisëse janë çështje edhe teknike edhe politike. Kryeministri nuk ka nevojë të na njoftojë se e ka pranuar propozimin franko-gjerman nga një restorant me biftek përpara, por duhet këtu në Kuvend ku janë përfaqësuesit e popullit”.

Ai e ka ftuar kryeministrin që të bëhet “serioz” dhe ta ushtrojë përgjegjësinë në mënyrë transparente.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika