Krasniqi për dëshminë e Rubinit: Hedh poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar lidhur me dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan, James Rubin, të dhënë të hënën në Dhomat e Specializuara në Hagë, në procesin gjyqësor kundër ish-presidentit Hashim Thaçi.

Krasniqi ka thënë se dëshmia e Rubin-it është e bazuar në fakte të pakontestueshme dhe se ajo rrëzon akuzat e Prokurorisë ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Jo rastësisht, populli ynë thotë: trimi i mirë me shokë shumë. Edhe sot, në një kohë kur bota ka nevojë për të vërtetën dhe historia për qartësi, në Hagë po dëshmon një mik i madh nga përtej Atlantikut. James Rubin, diplomat dhe patriot amerikan, me ndërgjegje të pastër dhe kujtesë të gjallë, po flet në mbrojtje të Presidentit Thaçi dhe shokëve të tij.  Kjo është një dëshmi e qartë, e bazuar në fakte të pakontestueshme, për drejtësinë e luftës sonë çlirimtare, për qëllimet e saj dhe përpjekjet e çlirimtarëve tanë për paqe e liri, duke hedhur poshtë të gjitha akuzat e Prokurorisë ndaj tyre. Prandaj, drejtësi dhe vetëm drejtësi, asgjë më shumë nuk kërkon sot asnjë shqiptar anembanë botës. Sepse me SHBA-të në krah, dhe assesi ndryshe, Kosova gjithmonë ka triumfuar mbi padrejtësitë dhe sfidat më të mëdha!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë shërbente si ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, është njëri nga dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja në procesin ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika