Krasniqi takohet me kryetarët e komunave me shumicë serbe

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, ka pritur të premten kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe për të diskutuar koordinimin e përgjegjësive institucionale mes nivelit qendror dhe atij lokal.

Në këtë takim, Krasniqi ka thënë se Qeveria dhe MAPL janë të gatshme të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për zgjidhjen e problemeve që ndikojnë direkt në qytetarë.

“Për të koordinuar përgjegjësitë institucionale në mes të dy niveleve kam pritur në takim kryetarët e dhjetë komunave me shumicë serbe.

Gjatë këtij takimi kam dëgjuar me kujdes secilin Kryetarë të Komunës, për çdo sfidë te tyre. Qeveria në përgjithësi dhe MAPL në veçanti është e gatshme të ofroj ndihmen dhe mbështetjen e nevojshme për zgjedhjen e problemeve të cilat janë me interes për qytetarët.
Ky takim i sotëm është një nga forumet për komunikim e koordinim me komunat, përfshirë atë ku bëjnë pjesë 38 komuna, si platformë më e mirë për komunikim e koordinim ndërmjet nivelit qëndror dhe atij lokal.
Takimet e radhës me agjenda konkrete e të detajuara do të vazhdojnë, në interesin më të mirë të qytetarëve të Republikës, përmes bashkëpunimit të nivelit qendror dhe atij lokal, ka shkruar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika