Krerët e vendit urojnë Bersetin për zgjedhjen sekretar i Përgjithshëm i KiE

Alain Berseti është rizgjedhur edhe njëherë si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës. E për rizgjedhjen e tij, krerët e vendit, Osmani e Kurti kanë uruar atë, duke u shprehur se "mezi presin të punojnë me të"

Alain Berseti është rizgjedhur edhe njëherë si sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës. E për rizgjedhjen e tij, krerët e vendit, Osmani e Kurti kanë uruar atë dhe janë shprehur se “mezi presin të punojnë me të”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Alain Brestin për zgjedhjen në postin e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Osmani tha se Kosova është e përkushtuar fuqishëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës, teksa tha se anëtarësimi do të ishte fitore për tërë kontinentin.

“Kosova është e përkushtuar fuqishëm për anëtarësim në Këshillin e Evropës – një anëtarësim që jo vetëm do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, shkroi Osmani.

Më tej, e para e shtetit tha se anëtarësimi i Kosovës në KiE si anëtari i 47-të, duke shtuar se ky është një synim që Kosova do të vazhdojë ta ndjekë pa pushim.

“Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë realitet”, tha Osmani.

Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka uruar ish-presidentin e Zvicrës, Alain Berset, për rizgjedhjen e tij në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës.

Kurti tha se Berset është një mik i madh i të drejtave të njeriut.

Ai theksoi se mezi pret të punojë bashkë me të.

“Shumë urime për ish-këshilltarin dhe presidentin federal të Zvicrës, Alain Berset, për zgjedhjen e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Ai është një mik i madh i të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Pres me padurim të punojmë së bashku për të avancuar këto vlera themelore të Këshillit të Evropës, vlera për të cilat Republika e Kosovës është thellësisht e përkushtuar si një shtet aspirant për anëtarësim”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Spektakël i basketbollit të shtunën në “Karagaç” – Afrim Bilali...

Besëlidhja e Lezhës është skuadra më e suksesshme në Shqipëri vitet e fundit. Dy herë kampione dhe një herë fituese e Kupës - skuadra nga...

Të fundit nga rubrika