Kryeparlamentari, Konjufca vizitë zyrtare në Austri

Kryeparlamentari Konjufca ka nisur një vizitë zyrtare disaditore në Austri, vizitë në të cilën është paraparë të takohet me homologun e tij, Sobotoka dhe me liderë tjerë shtetërorë e institucionalë

Glauk Konjufca, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është nisur për vizitë zyrtare në Austri, me ftesë nga kryeparlamentari austriak, Volfgang Sobotoka.

Këtë e ka bërë të ditur për Portali D,  Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Kryeparlamentari Konjufca pritet të takohet me homologun e tij, Sobotka në Pallatin Epstein në Vjenë.

Gjithashtu, ai do të mbajë një ligjëratë në Institutin për Paqe, në Vjenë, si dhe do të zhvillojë një takim me historianin Oliver Shmit.

Po ashtu, është paraparë një takim me Shoqatën e Miqësisë Austri-Kosovë, me kryetarin e saj dhe me eurodeputetin Lukas Mandl, si dhe me bashkatdhetarët që jetojnë atje.

Gjatë qëndrimit në Austri, Konjufca është thënë se do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë shtetërorë e institucionalë.

Ndërkaq, më 1 qershor, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kishte qëndruar në Greqi për vizitë zyrtare.

Konjufca kishte marrë pjesë në samitin e South East European Countries Cooperation Process dhe bashkë me të kanë qenë edhe disa deputetë të tjerë.

Ai kishte kërkuar bashkëpunim ndërpalamentar në mes të Kosovës dhe Greqisë.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika