Kultura e një komuniteti të Shri Lankës

Kur një anëtar i grupit të komunitetit Vedda nga Shri Lanka vdiste, i gjithë komuniteti zhvendosej në një vend tjetër

Komuniteti Vedda tradicionalisht jeton në pyje. Ata janë në kërkim foragjere, gjuanin dhe jetonin me grupe të lidhura ngushtë në shpellat dhe xhingllat e Shri Lankes. Por, shumica e njerëzve nuk kanë dëgjuar për këtë popull.

“Kjo është shpella jonë” tha burri, i cili ishte i gjatë me flokë kaqurrela të gjata. Një sarong portokalli i ishte lidhur rreth belit dhe një sëpatë e vogël që ishte varur mbi supin e majtë. Ai ka treguar për “Bbc Travel” edhe një strehë shkëmbi me ndriqim të dobët që ishte ruajtur nga pemët që lëkunden.

“Ky është vendi ku jetonin fëmijët”, tha ai duke bërë me shenjë në një cep “dhe këtu burrat dhe gratë”, vazhdoi ai. Ai ka treguar edhe një platformë të ndriçuar nga dielli: “Aty ka fjetur udhëheqësi ynë dhe ne kemi djegur derra të egër, drerë dhe lepuj për të ngrënë”.

Komuniteti “Vedda”

Gunabandilaaththo i përket komunitetit Vedda që është populli më i hershëm aborigjen i njohur i Shri Lankes. Për shekuj me rradhë, banorët e këtij komuniteti ishin banorë të pyjeve që kërkonin foragjere, gjuanin dhe jetonin në grupe të lidhura ngushtë në shpellat e dendura të Shri Lankës. Kur një pjesëtar i grupit vdiste, i gjithë komuniteti Vedda zhvendosej në një shpellë tjetër.

Pas vdekjes së dikujt, ata e vendosnin trupin në dushemenë e shpellës dhe e mbuloninin me gjethe dhe mblidheshin pranë një peme të madhe për t’u lutut për të ndjerin. “Ne u lutëm për jetën e tyre të përjetme, në mënyrë që shpirtat e tyre t’u përkasin hyjnive, ata që do të kujdesën për ne”, tha ai.

Shri Lanka

Sot, komuniteti Vedda jeton i shpërndarë në vendbanime të vogla, në kodrat Hunnasgiriya në Shri Lankën qendrore deri në ultërsirat bregdetare në lindje të ishullit. Para se indo-arianët nga India të vinin në Shri Lankë rreth vitit 543 p.e.s, komuniteti Vedda jetonin në të gjithë ishullin.

Për shumë shekuj ky komunitet u stigmatizua dhe u shtyp nga sundimi Sinhalkez dhe u kufizuan vetëm në interesin turistik. Edhe pse janë banorët më të hershëm të Shri Lankës, shumë pak njerëz dinë për këtë komunitet. Sot, ky komunitet mwndohet se përbën më pak se 1% e popullsisë botërore.

Shri Lanka

Të fundit nga rubrika