Kurti: Askush nuk mund ta ndalojë Policinë e Kosovës të shkojë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin Al Jazeera, ka thënë se askush nuk mund ta ndalë Policinë e Kosovës që të shkojë në veri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistë për Al Jazeera

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin Al Jazeera, ka deklaruar se askush nuk mund ta ndalojë Policinë Speciale të Kosovës, të shkojë në veri.

Kurti ka theksuar se pjesa veriore e Mitrovicës, është pjesë e Kosovës dhe se, nuk ka pasur asnjëherë më shumë sundim të ligjit se sa gjatë qeverisjes së tij.

Tutje, Kurti, ka thënë se pengimi i lëvizjes së lirë, nuk është asnjëherë zgjidhje.

“Dje jam takuar me gjeneralin [Ferenc] Kajari [komandantin e KFOR-it], po ashtu edhe me policinë tonë dhe EULEX-in. Barrikadat nuk janë zgjidhje. Ka një mekanizëm shtetëror që do të reagojë, nuk është vetëm policia, por edhe forcat speciale të policisë dhe askush nuk mund ta ndalojë policinë speciale që të vijë në veri. Veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës, ndodhet në Kosovë dhe nuk ka pasur kurrë më shumë sundim të ligjit në veri të Kosovës sesa tani”, tha Kurti”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.

Të mërkurën e 24 gushtit, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë pritur në takim komandantin e Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Në këtë takim është theksuar angazhim dhe koordinim ndërmjet qeverisë, institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR) për garantimin e sigurisë dhe lëvizjen e lirë.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika