Kurti: Dialogu me Serbinë të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE

Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE, sepse, sipas tij, pjesa e dialogut varet më shumë nga Serbia sesa nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE.

Kjo, pasi, sipas tij, procesi i normalizimit të marrëdhënieve varet më shumë nga Serbia sesa nga Kosova.

Ai ka thënë se Kosova është kampione në Ballkan sa u përket shumë proceseve, si sundimit të ligjit e zhvillimit ekonomik, e për këtë ai ka thënë se është e padrejtë që Kosova të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë.

Kurti këto komente i ka bërë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për persona të moshuar në Podujevë, ku tha se destruktiviteti i Beogradit nuk do të duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën.

“Unë e ritheksoj që Kosova ka interes jetik që procesi i normalizimit me Serbinë, që më shumë varet nga Serbia sesa nga Kosova, të jetë i ndarë prej procesit të integrimit në BE. Edhe sa i përket sundimit të ligjit, lirisë së mediave, të drejtave të njeriut, të drejtave politike, lirive civile, cilësisë së zgjedhjeve, Serbia është e pakrahasueshme me Kosovën. Kosova është kampione e Ballkanit sa i përket rritjes ekonomike dhe rishpërndarjes sociale. Janë dyfishuar investimet e huaja. E tash gjithë ky proces ekonomik dhe demokratik i Kosovës të ngelet peng i destruktivitetit të Serbisë që orkestron e financon paramilitarë, nuk është e drejtë. Unë e kuptoj që BE-ja e dëshiron fqinjësinë e mirë, ne jemi për fqinjësi të mirë, por fqinjësi e mirë nënkupton njohje të ndërsjellët. Destruktiviteti i Beogradit nuk do duhej të përkthehet në ngadalësim të procesit për Kosovën”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Kujtojmë që këtë të mërkurë ministri për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvorak, ishte në një konferencë për medie me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Bislimi kishte thënë se është shumë me rëndësi që të ndahet procesi i dialogut Kosovë – Serbi nga procesi i integrimit të Kosovës në BE.

E për këtë, ministri çek kishte thënë se integrimi i Kosovës drejt BE-së është i lidhur me dialogun me Serbinë.

“Do të doja të them se integrimi i Kosovës në BE është fuqishëm i lidhur me dialogun me Serbinë”, kishte deklaruar ministri Dvorak.

Lexo dhe: Ministri çek i përgjigjet Bislimit: Integrimi i Kosovës në BE është i lidhur me dialogun me Serbinë

Sipas tij, raportet ndërfqinjësore në mes të dy vendeve që synojnë anëtarësimin në BE janë çështje kruciale, jo vetëm për Kosovën e Serbinë, por për secilin shtet tjetër.

 

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika