Kurti falënderon ministrin turk për partneritetin në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe të mbrojtjes

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.

Kurti dhe Fidan kanë diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Turqisë, si dhe për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, të sigurisë, të mbrojtjes dhe të integrimeve euroatlantike.

“Në takimin e tyre të dytë gjatë këtij viti, pas atij në Ankara në muajin maj, kryeministri Kurti dhe ministri Fidan vazhduan diskutimet mbi marrëdhëniet dypalëshe të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe për bashkëpunimin në fushën e ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes dhe integrimeve euroatlantike,” shkruhet në njoftim.

“Mirënjohës për vizitën dhe bashkëpunimin e afërt të tij, kryeministri i shprehu falënderim të veçantë ministrit Fidan për partneritetin në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes, për rolin kontribuues të Turqisë për paqe në Kosovë dhe rajon përmes misionit të NATO-s, KFOR dhe për mbështetjen e pakushtëzuar të saj në aplikimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.”

Kurti dhe Fidan u shprehën të përkushtuar në thellim të raporteve dhe të partneritetit strategjik.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika