Kurti i ka 40 emra të sigurt që ia voton PDK-ja, Krasniqi: Albulena s’është me tapi

Votimi i cilitdo kandidat pa një marrëveshje politike nuk përbën detyrim ligjor për ne”; “Ky është imponim që po dëshiron të na bëjë zoti Kurti

Mungesa e elementit më elementar të një demokracie funksionale – arritja e konsensusit – në plot 37 tentativa për të siguruar shumicën që do të mundësonte zgjedhjen e Albulena Haxhiut në krye të Kuvendit, nuk po e zmbraps qoftë edhe për një milimetër qasjen imponuese të Vetëvendosjes.

Përkundrazi, sipas interpretimit të kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, kjo situatë i ka bërë anëtarët e kësaj partie edhe më “inatçorë” dhe “kryeneç”.

Pavarësisht sjelljes imponuese të deputetit Albin Kurti, të cilën Krasniqi e cilëson si të paprecedentë në historinë e shtetformimit të Kosovës, PDK, sipas tij, po dëshmon një lloj bujarie politike në gatishmërinë për të arritur një marrëveshje – megjithëse nuk ka asnjë detyrim ligjor për të votuar cilindo prej kandidatëve të propozuar.

“Nuk është obligim ligjor i joni me votu askënd pa marrëveshje politike dhe kurrë nuk ka ndodh në Kosovë me u zgjedhë kryetari i Kuvendit pa marrëveshje politike dhe pa u kriju shumica e re parlamentare. Ky është imponim që po dëshiron të na bëjë zoti Kurti këtë herë.

Përkundër që kjo s’ka ndodhur, ne s’kemi qenë as kryeneç, as intagji, qysh janë bërë edhe intagji edhe kryeneçë Vetëvendosja dhe zoti Kurti, por kemi thënë jemi të gatshëm me ta votu këdo përveç ministrave që i ke pasur në Qeveri.” – deklaroi Krasniqi në “Pressing”.

Qëndrimin refuzues të Partisë Demokratike të Kosovës për t’iu dhënë votën kandidatëve që vijnë nga kabineti i mëparshëm qeveritar i Albin Kurtit, Memli Krasniqi e artikulon si një qëndrim parimor i mbështetur mbi bindjen se ata bartin përgjegjësi të për dëme që i kanë shkaktuar shtetit të Kosovës.

“Është qëndrim parimor, sepse unë jam i bindur dhe i qëndroj me argumente prapa konstatimit që ata janë përgjegjës për degradimin dhe dëmin që iu ka bërë shtetit. Kanë dalë të parët, iu takon me bë propozimin por nuk e kanë me tapi personin. 40 mundësi i ka.”

“Unë kam dëgjuar se përse spo ia votoni që me e shti në afate për formimin e qeverisë. Por pastaj ajo do të ishte vërtetë taktizim dhe nuk do të ishte parimore. S’do të ishte parimore me thanë hajt se po e lëmë me udhëheq Kuvendin një personalitet që nuk e meriton me qenë aty. Së paku jo me votën time. Nëse zoti Kurti do t’i kishte votat – që s’i ka sepse po shihet që 37 herë – ai mundet me na imponu naj personalitet edhe ma problematik sesa zonjën Haxhiu. Sepse i ka votat, i takon në kuptimin demokratik të fjalës kur ka shumicë parlamentare.”

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika