Kurti: I kemi duart me baltë sepse Kosovën e kemi gjetur në baltë

Kryeministri i Kosovës ka thënë se Qeveria e Kosovës i ka duart me baltë sepse Kosova ka qenë në baltë, duke iu referuar kështu problemeve që ai i ka cilësuar si të trashëguara

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Ramush Haradinaj e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti se “Pse kur të tjerët e bëjnë dhe jetojnë më realitet në minimum për të nxjerrë maksimumin, është tradhti kombëtare, e pse kur e bëni ju nuk është”.

Këtë pyetje Haradinaj e bëri si reagim ndaj marrëveshjes së arritur në Bruksel për faturimin e energjisë elektrike në katër komunat serbe.

Në përgjigje ndaj tij, kryeministri Kurti e ka pranuar që marrëveshjet e 2013-tës dhe 15-tës, kanë qenë jo të mira, por që sipas tij, kanë qenë të detyruar që ta zbatojnë dhe ta nënshkruajnë në vitin 2022.

Ai ka thënë se, Qeveria e Kosovës i ka duart me baltë sepse e kanë gjetur Kosovën në baltë.

“E kemi të trashëguar këtë gjendje, a ka qenë ndonjë marrëveshje tradhti, po ka qenë, ky është realiteti. A i kemi duart me baltë sepse Kosovën e kemi gjetur në baltë, ama ndërgjegjen e kemi të pastër, duart janë përlyer sepse Kosovën e kemi gjetur në baltë”, ka thënë Kurti.

Ai ka ripërsëritur qëndrimin e tij se marrëveshjet e dëmshme dhe shumë probleme të tjera i ka trashëguar dhe tash duhet t’i respektojë ato.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika