Kurti: Jemi shtet i pavarur si Republikë, por jemi të pavarur dhe nga mosnjohja e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Kosova jo vetëm se është shtet i pavarur si Republikë, por është dhe aq e pavaruar nga mosnjohja e Serbisë

Albin Kurti

Kryeministri i vendit Albin Kurti në një konferencë për media me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se Kosova është duke pasur sukses sa i përket përfaqësimit te imazhit ndërkombëtar por dhe për zhvillim të brendshëm socio-ekonomik.

“Jemi shembull i suksesit të ekonomisë dhe demokracisë, të zgjedhjeve të lira e të ndershme, të cilat mundësojnë pushtet dhe përparim në shtet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka shtuar se Kosova jo vetëm se është shtet i pavarur si Republikë, por është dhe aq e pavaruar nga mosnjohja e Serbisë.

“Kjo nuk duhet të harrohet asnjëherë dhe unë besoj që nervoza në Beograd vjen nga pavarësia e dyfishtë e Kosovës, të pavarur si Republikë por dhe të pavarur nga mosnjohja e tyre”, ka theksuar kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika