Kurti kërkon nga Von der Leyen dorëzimin e pyetësorit për anëtarësim në BE

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ritheksuar nevojën që Komisioni Evropian të dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim dhe të japë statusin e vendit kandidat për Kosovën.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, Kurti ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Von der Leyen në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe BE-së, reformat dhe progresin tonë në sundim të ligjit dhe fushën e sigurisë, përparimin demokratik dhe rritjen ekonomike. Kryeministri ritheksoi nevojën që Komisioni Evropian të dorëzojë sa më parë pyetësorin për anëtarësim dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Kosovën”, thuhet në komunikatë.

Kurti ka folur gjithashtu për zgjedhjet lokale të mbajtura të dielën e kaluar, të cilat, sipas tij, ishin të lira, demokratike dhe në përputhje me standardet më të mira evropiane.

Ai ka theksuar rëndësinë e një tranzicioni të rregullt të pushtetit në komunat ku do të ketë ndërrim të qeverisjes, me respektim të plotë të kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.

Në takim është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit ekonomik me Bashkimin Evropian në kuadër të iniciativës “Single Market Highway”.

Me këtë rast, Kurti i ka dorëzuar Von der Leyenit tri letra zyrtare, përmes të cilave Kosova shpreh interesin për të nisur dialogun strategjik në tri fusha kyçe: bujqësi, teknologji të informacionit dhe komunikimit (TIK), si dhe industri të mbrojtjes — sektorë ku, sipas Kurtit, Kosova ka avantazh krahasues dhe potencial të lartë zhvillimi.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika