Kurti mirëpret diasporën: Jemi me fat që ju kemi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar mirëseardhjen e bashkatdhetarëve që po kthehen në Kosovë gjatë verës, duke theksuar rëndësinë që ka diaspora për vendin.

Ai ka thënë se diaspora është gjithnjë e më e pranishme në Kosovë, jo vetëm për vizita, por edhe si partnere në zhvillim dhe ndërtim të së ardhmes së përbashkët.

“Ne kemi gjithmonë nevojë për bashkatdhetarët tanë, mërgatën tonë, si mysafirë që na vizitojnë për t’u çmallur, e si partnerë të zhvillimit dhe bashkëkrijues të së ardhmes tonë. Nuk flasim më për “trurin që ikën”, por për zemrën që nuk harron: sepse ata që kanë ndërtuar jetë jashtë vendit, ruajnë mallin, mbajnë lidhjet dhe bartin përgjegjësinë ndaj atdheut tonë të përbashkët”, ka shkruar Kurti në Facebook,

 “Secili mund të jetë përkohësisht jashtë atdheut, por gjithsecili është përjetësisht brenda kombit”, thekson tutje Kurti, duke shtuar se Kosova është me fat që ka një mërgatë të tillë.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika