Kurti në takim me kryesuesin e OSBE-së: Diskutuam për bashkëpunim rreth luftës kundër krimit të organizuar

Kreu i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti, në takim me kryesuesin e OSBE-së, Ian Borg, kanë diskutuar për bashkëpunimin në mes të dy shteteve rreth luftës kundër krimit të organizuar

Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, njëherit dhe kryesues i OSBE-së, Ian Borg.

Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunim në lidhje me luftën kundër krimit të organizuar.

Kreu i ekzekutivit ka thënë se e vlerësojnë konfirmimin e miqësisë në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Maltës.

“Ne e vlerësojmë konfirmimin e miqësisë sonë të dashur dhe presim me padurim punën tonë”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika