Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar emrat e kandidatëve për kryetar të komunave veriore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Përmes një postimi në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se tre nga kryetarët aktual, e ka rikandiduar vetëm njërin, Lulzim Hetimin.
“Leposaviq – Lulzim Hetemi, kryetari që ka ecur çdo ditë në terren, mes njerëzve, duke dëshmuar se guximi nuk është vetëm fjalë, por veprim. Me integritetin dhe vendosmërinë e tij, ai ka treguar se Leposaviqi mund të udhëhiqet me dinjitet dhe me besnikëri ndaj ligjit e qytetarëve.
Zubin Potok – Vedat Mehmeti, kryesuesi i kuvendit komunal në komunë, i cili bart vizionin për ta kthyer komunën në një hapësirë ku drejtësia dhe bashkëpunimi me qeverinë janë mjete për zhvillim të përbashkët, jo slogane.
Zveçan – Fetah Peci, zëri i qartë i bashkimit dhe zhvillimit, që e njeh mirë Zveçanin. Ai vjen me përvojën e një njeriu që nuk rri mënjanë, por punon për ta thyer izolimin dhe për t’i hapur rrugë mundësive të reja për secilin banor.
Në Leposaviq do të jetë përsëri Lulzim Hetemi, Zubin Potok do të kandidojë Vedat Mehmeti dhe Zveçan, Fetah Peci.”
Mes të tjerash, ai ka deklaruar se tre kandidatët janë në vete një garanci.
“Këta kandidatë janë garancia se në veri do të vazhdojmë të ndërtojmë institucione funksionale, të sjellim investime që prekin jetën e përditshme të qytetarëve dhe të garantojmë qeverisje që respekton ligjin dhe punon për të gjithë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.