Kurti niset për në stadiumin “Fadil Vokrri” për ndeshjen e rëndësishme të Ballkanit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një videomesazh duke shkuar në stadiumin "Fadil Vokrri", për ndeshjen e rëndësishme të Ballkanit ndaj Sivassporit në Ligën e Konferencës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një videomesazh ka konfirmuar se do të jetë prezentë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, për ndeshjën më të rëndësishme të Ballkanit.

“Shihemi në ora 21:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për Ballkanin. Forca djema”, ka shkruar Kurti, në rrjetin social Facebook.

Me një shall rreth qafe ku gjendej emri i ekipit, Kurti i dha mbështetjen “e plotë” kampionit të Kosovës, duke iu thënë se “kemi nevojë edhe për tri pikë, forca djema”.

“Trajneri ju mbikëqyr e ne tifozët do ju shikojmë sonte nga tribunat e Stadiumit “Fadil Vokrri”. Shihemi në orën 21:00, në këtë ndeshje shumë të rëndësishme për Kosovën e për  Ballkanin. Për spektakël nuk kemi asnjë dyshim për përkrahje në tribuna mos u bëni merak. Kemi nevojë edhe për këto tri pikë. Froca djema!”, ka thënë ai.

Ndërsa, Ballkani është gati për ndeshjen ndaj Sivassporit në kuadër të grupeve në Ligën e Konferencës, të vlefshëm për Grupin G.

Foto para fillimit të ndeshjes së Ballkanit dhe Sivassporit

Kampioni i Kosovës do të kërkojë të fitojë fitoren e gjashtë radhazi në të gjitha garat sot (e enjte) ndaj Sivasspor në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës ka arritur një fitore, një barazim dhe një humbje në tri sfidat e para, kështu që qëndron në kuotën e katër pikëve, aq sa ka edhe ekipi kundërshtar.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika