Kurti publikon pamje nga përgatitjet për takimin me Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar një fotografi ku shihet se po bën përgatitjet e fundit para takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut, në Bruksel.

“Në Bruksel, duke u përgatitur për takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, i cili do të zhvillohet nesër”, thuhet në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, Këshilltari i Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet, ka njoftuar se një ditë para takimit në Bruksel në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë me kryeministrin Kurti.

Kjo lidhur me takimin e dy majit, teksa ka shprehur rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit.

“Kam pasur një bisedë shumë të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për takimin e 2 majit të liderëve lidhur me normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë përmes Dialogut të Lehtësuar nga BE-ja, dhe shpreha rëndësinë e zbatimit të menjëhershëm të Asociacionit për Komunat me shumicë Serbe dhe partneritetin e fortë SHBA-Kosovë”,  shkroi Chollet.

Edhe Kurti shkroi për bisedën me Këshilltarin e Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet.

Ai ka thënë se gjatë kësaj bisede është diskutuar për agjendën e takimit të 2 majit në Bruksel, teksa ka theksuar rëndësinë që Marrëveshja Themelore dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim.

“Pata një telefonatë të mirë me Këshilltarin e Lartë në Departamentin e Shtetit në SHBA, Derek Chollet, sot, ku diskutuam agjendën e takimit të nesërm.  Theksova rëndësinë që Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i saj duhet të zbatohen në tërësi dhe në mirëbesim. E falënderova edhe për mbështetjen e SHBA-së”, shkroi Kurti.

Bashkimi Evropian ka publikuar agjendën, ku fillimisht do të bëhet nënshkrimi i deklaratës për personat e zhdukur si pikë e parë, e cila do të pasohet me diskutimet për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika