Kurti u drejtohet serbëve në gjuhën e tyre: Zhvillimi ekonomik ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë

Kryeministri Kurti në një adresim drejtuar qytetarëve serbë, ka thënë se si prioritet mbetet zhvillimi ekonomik, duke shtuar se politikat e qeverisë së tij kanë dhënë rezultate pozitive. Po ashtu, ai ka kërkuar sugjerime dhe propozime nga ana e tyre për të arritur qëllimin e synuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin kurti, u është drejtuar qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë në gjuhën serbe, ku flet për rezultatet në përmbylljen e tremujorit të parë të vitit të dytë të qeverisjes Kurti.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, shefi i ekzekutivit, ka thënë se zhvillimi ekonomik ka qenë dhe mbetet prioritet, duke shtuar se politikat e qeverisë së tij kanë dhënë rezultate pozitive.

Mes sukseseve të qeverisë së tij, Kurti përmend dhe ngritjen e pagës minimale, ndërkohë që adreson edhe rritjen e çmimeve në muajt e fundit.

Ai ka thënë se Kosova varet nga importet, duke u shfajësuar për rritjen e çmimeve.

Po ashtu, përmend edhe politikat sociale të qeverisë së tij që lidhen me mbështetjen e pensionistëve, studentëve, punëtorëve dhe qytetarëve gjatë muajve të fundit të krizës.

Teksa përmend dhe çështje të tjera, përfshirë vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës(ShBA), Kurti duke iu drejtuar qytetarëve, u ofron bashkëpunim dhe thotë se është i hapur për propozime dhe sugjerime.

“Shteti ynë i ka të gjitha mjetet dhe potencialin që të bëhet vend i zhvillimit të gjithanshëm”, ka theksuar Kurti.

Sipas tij, duhet të punohet së bashku që të arrihet synimi kryesor.

“Unë jam i hapur ndaj propozimeve dhe sugjerimeve tuaja, andaj më shkruani”, ka përfunduar Kurti.

Ndryshe, të martën e 21 qershorit, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për energjinë.

Këtë e ka bërë të ditur, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak.

“Me kënaqësi ju njoftoj se Kosova dhe Serbia sapo miratuan Udhërrëfyesin për Zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ky është një hap i madh përpara”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Zëvendëskryeministri i parë dhe kryenegociatori, Besnik Bislimi, ka thënë se kjo e arritur në Bruksel, do të mundësojë faturimin e rrymës së shpenzuar në veri të vendit.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika