Kurti ua ndërron pozitat dy zëvendësministrave

Të enjten, shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, ua ka ndërruar pozitën dy zëvendësministrave brenda Qeverisë. Mentor Arifaj është emëruar zëvendësministër i Tregtisë, ndërsa Getoar Mjeku është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Të enjten e 1 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngarkuar me përgjegjësi dhe detyra të reja dy zëvendësministra të Qeverisë, të cilët i ka uruar për pozitën e re dhe u ka dëshiruar suksese në punën dhe angazhimin e tyre.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, ish-zëvendësministri i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Getoar Mjeku, është emëruar zëvendësministër i Ekonomisë.

Ndërsa, ish-zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj, është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ndryshe më 29 gusht, kreu i qeverisë kishte deklaruar se asnjëri nga ministrat nuk është i paprekshëm, dhe se duhet të tregojnë performancë dhe sukses në punën e tyre.

“Nuk mjafton që të thuhet zv.ministri ose ministri i Vetëvendosjes nuk po vjedh por kjo duhet të shoqërohet me punë. Askush, asnjëri nuk ndihet i pa prekshëm”, kishte deklaruar Kurti.

Por, kur kishte adresuar pakënaqësitë për punën e ministrave, ai nuk kishte cekur ndonjë emër.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika