Kurti uron Kamberin për mandatin e ri, thekson rëndësinë e unifikimit të spektrit politik shqiptar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shaip Kamberin, i cili arriti të sigurojë edhe një mandati si deputet në Parlamentin e Serbisë. Gjatë takimit ka theksuar rëndësinë për unifikim të spektrit politik shqiptar në Luginë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Shaip Kamberin, i cili arriti të sigurojë edhe një mandati si deputet në Parlamentin e Serbisë.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit thuhet se Kurti ka pritur në takim liderët e koalicionit “Beteja Politike e Shqiptarëve Vazhdon”, koalicion që fitoi një mandat në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Gjatë takimit, kreu i ekzekutivit ka theksuar rëndësinë për unifikim të spektrit politik shqiptar në Luginë.

“Kryeministri e uroi për mandatin e ri deputetin e rikonfirmuar, Shaip Kamberi. Me këtë rast u theksua rëndësia e unifikimit të spektrit politik shqiptar, për të garantuar përfaqësimin politik e zërin shqiptar në parlamentin atje. Ky bashkim që erdhi në prag të zgjedhjeve e me qëllim të përbashkët, ka dëshmuar se pluralizmi partiak rreth unitetit kombëtar është vlerë e shqiptarëve”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti konfirmoi se mbështetja e Qeverisë së Republikës së Kosovës do të vazhdojë e do të fuqizohet në përkrahje të shqiptarëve si pakicë kombëtare në Serbi, që siç thotë ai, përballet me diskriminim sistematik të institucioneve shtetërore.

“Gjatë ditës së sotme, deputetin Kamberi e mirëpriti në takim dhe zëvendëskryeministri Bislimi, i cili e uroi atë për rezultatin e arritur, duke theksuar nevojën për forcimin e pozitës së shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika