Kurti zhvillon takim virtual me ish-presidenten e Zvicrës, e falënderon për mbështetjen ndaj Kosovës

"Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj znj. Calmy-Rey për mbështetjen e palëkundur, të cilën e ka treguar që përpara pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi ndikimin pozitiv të avokimit të saj gjatë viteve” – thuhet në njoftimin e ZKM-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një takim online me ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, e cila kishte shërbyer edhe si ministre e Punëve të Jashtme në Zvicër.

Në takimin mes Kurtit dhe ish-presidentes Calmy-Rey, të cilën ZKM e ka shquar si “një mbështetëse e palëkundur e Kosovës dhe pavarësisë së saj”, ZKM thotë se ajo ndau njohuritë e përvojat e saj dhe shprehu përkrahjen e vazhdueshme.

Po ashtu, në mes tyre është folur edhe për marrëdhëniet në mes të dyja vendeve dhe me këtë rast Kurti e ka falënderuar për mbështetjen e saj që ka treguar ndaj Kosovës.

“Në takim u diskutua dhe rreth marrëdhënieve të fuqishme dypalëshe mes Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar vlerat e përbashkëta dhe lidhjet historike që kanë bashkuar për një kohë të gjatë të dyja vendet. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij ndaj znj. Calmy-Rey për mbështetjen e palëkundur, të cilën e ka treguar që përpara pavarësisë së Kosovës, dhe theksoi ndikimin pozitiv të avokimit të saj gjatë viteve” – thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Në takim është biseduar edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nxitjen e zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor.

“Çështjet kryesore të trajtuara gjatë diskutimit përfshinin po ashtu dhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në nxitjen e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të Kosovës në integrim evropian” – njofton ZKM.

Kurti i ka shprehur mirënjohje ish-presidentes Calmy-Rey edhe për mbështetjen e Zvicrës ndaj anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika