Kusari-Lila: Raportet Kosovë-ShBA janë afatgjata dhe të përhershme

Shefja e Grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se raportet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë afatgjata dhe të përhershme

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë të përhershme dhe afatgjata.

Këto deklarata ajo i bëri në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e pyetur për raportet në mes të Kosovës dhe ShBA-së.

“Kosova ndër vite ka pasur kontakte të mira me ShBA-në, nuk është diçka që duhet të shikohet në këndvështrim të shkurtër, raportet me ShBA janë afatgjata dhe të përhershme”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndërsa e pyetur për dialogun Kosovë-Serbi se a po përfillen kërkesat e ndërkombëtarëve,
Kusari-Lila është shprehur se mund të ketë dinamika që individualisht palëve mund t’u tingëllojë ndryshe, por sipas saj, e rëndësishme është që dialogu të përfundojë me marrëveshje finale me njohje reciproke.

“Përderisa ka dialog, ka proces, zhvillim, s’mund të quhet dështim, nuk mund të paragjykohet si dështim, në këtë proces mund të ketë dinamika që individualisht palëve mund t’u duket e ndryshme, është e rëndësishme të vazhdojë procesi, synimi në fund të jetë marrëveshja finale me njohje reciproke dhe normalizimi i plotë i raporteve midis dy vendeve”, ka vijuar ajo.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika