Lajcak: Me Kurtin dhe Bislimin folëm për lirinë e lëvizjes dhe për dialog

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë biseduar për lëvizjen e lirë

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë biseduar për lëvizjen e lirë dhe për takimin e fundit në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, patëm një bisedë të thellë rreth takimit të nivelit të lartë të javës së kaluar, duke përfshirë lirinë e lëvizjes dhe rrugën përpara për Kosovën përmes Dialogut”, ka shkruar në Twitter Lajçak.

Ndryshe, të mërkurën për vizitë në Kosovë, ishte edhe i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Escobar ka thënë se pret nga të dyja palët (Kosova dhe Serbia), që t’i ulin tensionet dhe të mos ketë përshkallëzim të situatës që do të dërgonte deri te dhuna.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika