Lajçak rendit tri kërkesat e BE-së në të cilat duhet të fokusohen Kosova dhe Serbia

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për tri kërkesat e Bashkimit Evropian të cilat u janë prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel

Depërshkallëzimi i situatës, zgjedhjet e reja në veri të Kosovës dhe kthimi në Marrëveshjen e Ohrit, janë tri kërkesat e Bashkimit Evropian të cilat u janë prezantuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje lidhur me takimet në Bruksel me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiq.

Ai ka thënë se këto janë tri kërkesa në të cilat duhet të fokusohen të dy palët.

“E nisa këtë javë me një vizitë në 🇺🇸 Uashington DC, ku u angazhova në diskutime produktive me kolegë dhe zyrtarë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta BE-SHBA. Ishte shumë e rëndësishme të isha në SHBA dhe të krahasoja shënimet me bashkëbiseduesit e mi gjatë kësaj kohe të ndjeshme. U takova me nënsekretaren e shtetit Victoria Nuland dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Kemi ndarë një vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës. Ne theksuam rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e lehtësuar nga BE’, ka thënë ai.

Lajçak po ashtu ka njoftuar se është takuar edhe me zëvendës-ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për të shkëmbyer shënime mbi situatën në rajon.

“Për më tepër, pata diskutime domethënëse me disa zyrtarë amerikanë, duke përfshirë Zëvendës Këshilltarin Kryesor të Sigurisë Kombëtare Jon Finer, Drejtoren e Lartë për Evropën Amanda Sloat, Senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy dhe Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare Celeste Ëallander”.

“Unë isha me fat që u takova edhe me 🇺🇳 Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së Rosemary DiCarlo gjatë vizitës së saj të shkurtër në DC. Këto diskutime u rrotulluan rreth situatës së sigurisë, hapave të nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe rrugës përpara si në Dialog ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka shkruar tutje.

Nga SHBA-ja ka thënë se është kthyer menjëherë në Bruksel për të ndihmuar Përfaqësuesin e Lartë Josep Borrell në mbledhjen e takimeve të menaxhimit të krizës me presidentin Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka theksuar se synimi i BE-së ishte gjetja e një rrugëdalje nga situata në veri të Kosovës, e cila siç thotë ai vazhdon të jetë shumë e tensionuar.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika