Lajçak: Vendimi i Qeverisë së Kosovës për reciprocitet, ndryshoi planet

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak ka thënë se vendimi i fundit i marrë nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet ka ndryshuar planet e tij dhe temat e vizitës në Serbi. Sipas mediave serbe, Lajçak nuk ka pranuar të komentojë kërcënimet e presidentit të Serbisë, Vuçiq për këtë vendim

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se vendimi i Kosovës për reciprocitet për letërnjoftimet, ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij.

Ai nuk ka pranuar të komentojë kërcënimet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kemi pasur diskutim shumë serioz mbrëmë për situatën dhe sigurisht duhet të shikojmë për zgjidhje nëpërmjet dialogut dhe jo konfrontimeve”, ka thënë Lajçak në Beograd, raporton “N1”.

Ai ka thënë se tash është situatë e re që ia ka ndryshuar planet e vizitës në rajon.

“Kam ardhur në rajon për ta përgatitur takimin e ardhshëm të liderëve dhe të flas për progresin dhe normalizimin e raporteve dhe tani duhet të zgjidhim këtë situatë. Nuk duhet të lejojmë të ketë krizë”, ka thënë ai.

Para vizitës në Beograd, më 27 qershor, Lajçaku ishte në Kosovë.

Ndërsa të mërkurën e 29 qershorit, në një konferencë për media, Lajçak është shprehur optimist për takim mes krerëve të Kosovës dhe të Serbisë para pushimeve të verës.

Po atë ditë, Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e 85-të ka marrë vendim për regjistrimin e automjeteve me targa RKS për të gjitha automjetet me targa që bartin akronimet e qyteteve të Kosovës dhe që lëshohen nga autoritetet në Serbi. Po ashtu, ka marrë vendim për kalimin e kufirit shtetëror nga qytetarët me dokumente personale të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Ata, sipas vendimit, mund t’i regjistrojnë automjetet e tyre me targa RKS nga 1 korriku deri në fund të muajit shtator.

Qeveria merr vendim për reciprocitet të targave me Serbinë

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika